FOTO GALERI/ Mbreti i Anglisë vizitor në Durrës më se 150 vjet më parë

Shares

Image Gallery“Ne Shkurt te 1862 jahti mbreteror “Osborne” hyri ne Limanin e Durresit. Nje Port i vogel por piktoresk Otoman ne brigjet shqiptare. Jahti kishte si mysafir te shquar Princin e Ëellsit me vone Mbreti Eduardi i VII i Anglise”, shkruan Auron Tare ne “Facebook”, ndersa publikon edhe kete galeri fotosh.
“Princi i Kurores i biri i Mbretereshes se famshme Viktoria udhetonte per kater muaj ne Lindjen e Mesme si pjese e edukimit te tij klasik. Itinerari i udhetimit ishte perzgjedhur me shume kujdes nga Mbreteresha dhe Princi shoqerohej nga profesore te historise antike, arkeologe te shquar dhe fotografi i Familjes Mbreterore Francis Bedford.
Princi qendroi vetem disa dite ne Durres ku shoqeruesit e tij u munduan ti tregonin rrenojat antike te nje metropoli qe dikur kishte nje fame te madhe dhe ku emra te njohur te historise kishin lene gjurmet e tyre.
Imagjinoni 152 vjet te shkuara megjithese Durresi otoman ishte nje gjysem mocalishte rrenojat madheshtore te se shkuares ndillnin kureshtjen e Mbretereshes Viktoria dhe te gjithe shpures se profesoreve klasike anglez”, shkruan me tej Tare.
“Princi Eduard i cili kaleroi kodrave te Durresit shkroi ne ditarin e tij mbi historine e ketij qyteti te mbuluar nga heshtja e kohes , injoranca otomane dhe banoret qe shkelnin mbi historine Po sot? A do te ishte Durresi nje qytet ku cilido Mbret apo Mbretereshe, profesore apo fotograf, qytetar apo fshatar do te donte ti jepte edukimin klasik femijeve te vet?”, përfundon shpjegimin e tij Auron Tare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...