EMRAT/ Vjedhja e bankës te “Treni”, dërgohen për gjykim 7 policë privatë dhe një drejtor

Shares

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëve punonjës të një kompanie private të ruajtjes fizike dhe njëri drejtor i departamentit të sigurisë së një banke të niveli të dytë. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Këta persona akuzohen se, duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e një banke të nivelit të dytë, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, në datën 13. 02. 2015.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për autorët e grabitjes, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar veprimet proceduriale për pjesëtarët e ruajtjes fizike të parave.

Në përfundim të hetimet, Prokuroria e Tiranë dërgon për gjykim

1.      Qirjako Tace
2.      Robert Felah
3.      Isuf Gjici
4.      Artan Dervishi
5.      Tomorr Hidri
6.      Dritan Duka
7.      Ilir Syla
8.      Sajmir Nikoçi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...