DETAJE/ Vrasja në Fllakë, konflikti dhe motivet “të importuara” nga Anglia

Shares

Viktima, Xhevahir Brasha

Polica ka dhënë disa detaje një ditë pas ekzekutimit të një 42-vjeçari në Fllakë të Durrësit.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se hetimet janë përqendruar te konflikte të mundshme të viktimës me shqiptarë të tjerë në Angli, pasi dyshohet për trafik të qenieve njerëzore. Policia shton se dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje.
Policia thotë se në Shqipëri ai nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, duke shtuar dyshimet që konfliktet t’i ketë pasur në shtetin anglez.
Policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje 35 persona por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Ngjarja sipas policisë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së kaluar, ku në afërsi të banesës së tij, në fshatin Fllakë është qëlluar dhe vrarë  me armë zjarri automatik, në automjetin tij me targa AA 295 LA,
Xhevahir Brasha 42 vjeç.
Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 13 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm dhe automjeti tip “Benz” me targa AA 295 LA.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 78 dhe 278/4 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...