Vërtetohet teoria e fizikanit Albert Einstein, se valët gravitacionale ekzistojnë. Lajmin e ka konfirmuar një grup studiuesish me ne krye Emanuele Bertin, nga Universiteti i Misisipit në SHBA.
Në një botim në revistën shkencore “Phisical Revieë Letters”, këta kërkues të cilët punojnë me sistemin laser interferometër kanë arritur të zbulojnë dridhjet e vogla të këtyre valëve, që përbëjnë zbulimin e dytë më të rëndësishëm pas Big Beng.
Tashmë përmes këtyre valëve, shkencëtarët mund të studiojnë vrimat e zeza, një hap i rëndësishëm ky që mund të hedhin dritë në fakte të reja mbi krijimin e universit.
Një gjë e tillë ishte parashikuar për herë të parë në vitin 1915 nga Teoria e Relativitetit të Përgjithshëm e Albert Einstein.
Këto valë gravitacionale, të krijuara 1.3 bilion vite dritë larg nga Toka, ndihmojnë në konfirmimin se universi ynë u krijua nga Big Bang.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












