Berat, prezantohen si punonjës të SHISH, arrestohen të dy nga policia

Shares

Dy persona, të cilët prezantoheshin si agjentë ët SHISH, janë arrestuar në flagrancë për “Përvetësim të titullit apo të detyrave shtetërore”.
Arrestimi ka ndodhur sot, nga ana e Seksionit për Krimet, në drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit. Personat e arrestuar janë Alfred Kallmi, 41 vjeç, banues në  Berat dhe Antonio Toska, 24 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat.
Sipas burimeve zyrtare të policisë vendore, mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi, duke udhëtuar me automjetin tip “Benz” me targa AA 969 MX, në rrugën nacionale  Berat – Ura Vajgurore, në Moravë, kanë ndjekur nga pas duke i kërkuar të ndalojë automjetin me drejtues shtetasin F. F., 30 vjeç, banues në Durrës.
Nga ana e tij drejtuesi i mjetit ka njoftuar policinë  se një automjet me dy persona civilë po e ndiqte nga pas duke i kërkuar të ndalonte.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit së bashku me dy personat, të cilët në momentin e ndalimit nga Policia janë prezantuar si punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan, automjeti tip “Benz” dhe dokumentet me të cilat pretendojnë se janë punonjës të Zyrës Qendrore Investigative me qendër në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Përvetësim të titullit apo të detyrave shtetërore”, parashikuar nga neni 246/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...