Replikave të sotme në Kuvend nuk i ka munguar përballja Berisha – Rama. Ndërsa Berisha e ka përqendruar ndërhyrjet e tij, kryesisht te problemet ndërkombëtare, Rama ka tentuar të zhvendosë debatin te Byroja Kombëtare e Hetimit. Për këtë ai ka akuzuar opozitën për qëndrim mendimi ndaj draftit, sipas tij të dakordësuar mes palëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Si “argument” Rama ka përmendur qëndrimet e opozitës në ditët e kaluar, ku sipas tij, e akuzonin atë se ky draft “e nxjerrin atë cullak”.
“Për të dalë cullak, nuk kam nevojë të bëjë draft”, ka qenë batuta e Edi Ramës, e cila është përcjellë me ilaritet nga deputetët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












