Viktimizimi, tendenca për keqardhje ndaj vetes, është një nga bllokimet psikologjike më të rëndësishme me të cilën mund të përballemi ne si individë. Kur, në një moment X, hasim një pengesë dhe na çon në pikëpyetje limiteve tona materiale, ne kemi tendencë shumë shpesh të mendojmë negativisht, të jemi fatalistë dhe pesimistë.
Dështimi gjithmonë ka impakt në gjendjen tonë shpirtërore. Nuk mund ta mohojmë këtë fakt.
Por, nëse disa persona e perceptojnë atë si një burim motivimi, një mjet për të nxjerrë në dritë dobësitë tona dhe si rrjedhojë edhe rrugën që duhet ndjekur për të arritur objektivat tona, disa të tjerë tërhiqen në mohim dhe përfundojnë duke u mbyllur në vetvete nga ambientit përreth. Ky reagim është shumë i përhapur.
Viktimizimi personal është në një farë mënyre refuzimi për të marrë përsipër pasojat e zgjedhjeve dhe veprimeve tona. Ai është rrjedhojë e një frustrimi, një egoje të lënduar, deri diku të kuptueshme, por jashtëzakonisht i dëmshëm. Kur në fakt ne thjesht do të duhej t’i linim gjërat të rridhnin dhe të mësojmë të relativizojmë rëndësinë e situatave që hasim.
Çfarë është më e keqja, duket se viktimizimi krijon një ndjesi varësie, na mundëson të gjejmë justifikime për dështimet dhe të metat tona. Ky qëndrim na bën të paaftë të kemi kontrollin e jetës sonë, e të kemi ndjesinë se gjithë bota është kundër nesh, dhe i mbushim mendjen vetes se duhet ndonjë mrekulli që kushtet tona të ndryshojnë.
Këto besime janë të gabuara dhe kufizuese.
Ne e kemi të gjithë aftësinë të hapim sytë, të stimulojmë motivimin tonë, edhe me koston që dalja nga zona jonë e rehatit mbart dhe rreziqe. Ne do të rrëzohemi, do të dështojmë, e do kemi ndonjëherë dhe ato zhgënjimet e tmerrshme nga gjithçka përreth..por..e gjitha kjo është pjesë e procesit të të mësuarit e të pengesave për të kapërcyer. Duhet të mësojmë t’i gëzohemi kënaqësisë që nxit krenaria për të mos u dorëzuar kur vështirësia intensifikohet dyfish.
Ashtu siç e dëgjojmë gjithandej, të humbasësh betejën nuk do të thotë se humbe luftën.
Viktimizimi është një princip shkatërrues që zhduk çdo vullnet personal për të ecur përpara.
Synimi që duhet të kemi është shumë i thjeshtë: Duhet të ndalojmë të qahemi si viktima dhe të marrim në dorë frenat e jetës sonë, sepse askush nuk do ta bëjë për ne!
Mënyra sesi na shohin të tjerët, frika nga marrja përsipër e rreziqeve, frika nga ndryshimet, etj., janë frenime të aftësive tona dhe na bëjnë shpesh të dorëzohemi nga frika se nuk jemi në lartësinë e duhur. Shoqëria ku jetojmë ka të instaluar konkurrencën dhe efikasitetin si shumë të nevojshme, çka le të duket se gabimi më i vogël është shumë i madh. Në këto momente, viktimizimi del fort në pah para dëshirës dhe vullnetit për t’i dhënë zgjidhje problemeve. Pastaj qahemi për fatin tonë, na kaplon trishtimi dhe izolimi, dhe tërheqim keqardhjen, madje dhe mëshirën e personave të tjerë që kanë njohur këto vështirësi, duke u gjendur në një vorbull viktimizimi të vazhdueshëm. Një njeri që qahet vazhdimisht dhe është i pazoti të vërejë shenjen më të vogël të përgjegjësisë në dështim, do përfundojë duke acaruar, kjo është e sigurt.
Lind pyetja, ku mund të na çojë ky qëndrim përveçse përballë një muri? Si mund të zhvillojmë besimin në vetvete nëse mbyllemi në vetvete pas çdo zhgënjimi?
Për të ndryshuar gjërat duhet të pranojmë dobësitë e limitet tona. Duhet ta shohim një situatë joavantazhuese si një keqe që do sjelli një të mirë. Duhet të pyesim veten mbi mërzitjen që kemi ndjerë dhe pasojat e një zhgënjimi. Cilado qoftë fusha. A do vuajmë gjithë jetën për këtë gabim? Po të mbyllemi në vetvete a do jetë në favorin tonë afatgjatë? Po planet tona për te ardhmen? Do t’i linim të gjitha thjesht për një dështim? Të pranojmë dobësitë tona a nuk do të thotë kjo të mësojmë si të dalim nga qorrsokaku? Ne mund ta relativizojmë mërzitjen tonë, duke menduar se ekziston patjetër dikush për të cilin situata është më keq se e jona. Mos harrojmë se jemi njerëz dhe të gjithë bëjmë gabime..është në natyrën tonë. Çelësi është ta tolerojmë veten sesa të shohim një burg që na pengon të ecim përpara ashtu siç ne do të dëshironim. Dhe në fund, duhet të mësojmë ta falim veten. Duhet të përballemi me përgjegjësitë dhe pranojmë veten siç jemi në të vërtetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












