Pse ndodh sherri kronik mes Bashës dhe Selamit

Shares

Pavarësisht debatit të sotëm mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe deputetit Eduard Selami i cili kishte në qendër cështje të rëndësishme të politikës së ditës, nisja e këtij sherri është e njohur për deputetët që marin pjesë rregullisht në mbledhjet e grupit.

Deputeti Selami është i padurueshëm në pritje dhe nëse kryetari Basha vonohet në orar ai shpreh pakënaqësinë e tij.

Në përgjithësi kryetari shkon me vonesë disa minuta për shkak të axhendës që ndonjëherë i del nga kontrolli. Por Selami e ka fiksim. I kërkon llogari Bashës se pse vjen me vonesë duke shtuar se nuk ka kohë të presë jashtë orarit të fiksuar për takimin e grupit.

Edhe sot ka pasur të njëjtën histori. Debati ka nisur me minutat e vonesës dhe ka vijuar më pas me cështje të tjera.

Selami ka jetur për gati 15 vite në Amerikë duke marrë prej atje edhe kulturwn e respektimit preciz tw orarit dhe takimeve.

Megjithatë Selami ka deklaruar se nëse artikulon ndonjëherë vërejtje ndodh se ai kërkon përsosje më tepër nga lidershipi i PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...