LSI dy qëndrime për Byronë e Hetimit, pasiguri për votimin në Parlament

Shares

LSI vijon të luajë në dy fusha lidhur me Byronë e Hetimit. Përgjatë mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë ka kundërshtuar draftin paraqitur nga qeveria për Byronë ndërkohë pak caste më vonë numri dy i kësaj partie ka deklaruar se LSI mbështet draftin e qeverisë.

Sipas burimeve nga qeveria, cituar nga tvklan, ministri Manjani është shprehur se projekligji i miratuar në qeveri, është antikushtues.

Një variant i ngjashëm, që përfshin konceptin e hetimit në polici me anë të kësaj strukture, Manjani ka thënë se u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me 17 Prill të vitit 2015.

Megjithatë, sipas Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, projektligji ka kaluar në unanimitet.

Lekundja e LSI e ben te pasigurte votimin ne Parlament. Ne raste te tilla Meta dhe dy tre deputete te tjere votojne pro qeverise nderkohe qe pjesa tjeter e grupit abstenon ose voton kunder. Por nese vota eshte siguruar me 3 zevendesministra te rinj nga LSI atehere Byroja kalon ne Parlament.

Më poshtë ja përgjigjet e deputetit të LSI, Petrit Vasili lidhur me qëndrimin e partisë së tij për Byronë e Hetimit:

Pyetje: Z. Vasili, a është i unifikuar qëndrimi i LSI-së në mbështetje të këtij institucioni, që të jetë në varësinë e Policisë së Shtetit? Ne kemi mësuar nga burime pranë qeverisë se ministra të LSI-së kanë shprehur madje edheme shkrim kundërshtimin e tyre për varësinë nga policia të strukturës së posaçme për hetimin e zyrtarëve…

Përgjigje: Ne e mbështesim plotësisht draftin, që sapo u miratua pak çaste më parë dhe mbështesim gjithashtu që ky konsensualitet, meqenëse të dy forcat politike PS-PD që kanë debatuar fort për këtë çështje, kanë pasur një shqetësim për këtë gjë, është shumë mirë që e kemi tashmë këtë draft-ligj të miratuar nga qeveria, të mbështetur edhe në përgatitjen e tij nga OPDAT-i. Tani çështja kryesore është të ecim sa më parë në zbatimin dhe në vënien e këtij ligji në funksionim.

Pyetje: A ka ministra të LSI-së që e kundërshtojnë këtë ligj z. Vasili?

Përgjigja ime është kjo: me të gjithë dashamirësinë dhe të gjithë durimin e duhur, mbështesim draftin e qeverisë që merr vendime kolegjiale dhe gjithashtu mbështesim edhe ecjen në rrugën e miratimit politik të strukturës dhe të vënies në funksionim të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...