“Laguna e Vilunit”, prokuroria 76 vite burg për 7 të akuzuarit, asnjë gjurmë për Pllanajn që u fsheh në makinën e Frrokut

Shares

Laguna e Vilunit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar në total dënimin me 76 vite burgim për 7 të akuzuarit e dosjes së pagëzuar si “Laguna e Vilunit”, ku u kapën mbi 800 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, në tentativë për t’u trafikuar me skaf drejt Italisë.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me16 vite burg për Mikel Hoxhën, nga 14 vite burg për Indrit Rajën dhe Ervis Sulon, nga 10 vite burgim për Alfred Sylin, Leonidha Dhimijanin dhe Kristian Cokajn dhe 12 vite burgim për Mirjan Vitajn.
Këta persona u arrestuan në muajt shtator-tetor të vitit 2014, pas një operacioni të policisë shqiptare në bashkëpunim edhe me policinë malazeze, operacion ky i koordinuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në këtë operacion shpëtoi dhe ende nuk është arrestuar, bardhok Pllanaj, i cili “u mor në mbrojtje” duke “u fshehur” në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Ndërsa bashkëpunëtorët  e tij janë në prag të dënimit ai ende vazhdon të jetë në ‘drejtim të paditur”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Dokumenti policisë/ Deputeti Mark Frroku kundërshtoi policinë, fshehu në makinen e tij të kërkuarin për trafik droge
/web/Dokumenti_policise_Deputeti_Mark_Frroku_kundershtoi_policine_fshehu_ne_makinen_e_tij_te_kerkuarin_per_trafik_droge_504_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...