Qeveria ka shpallur sërish thirrjen për dhënien me koncesion të rrugës Durrës-Kukës.
Koncensioni u shpall dy ditë më parë dhe pritet të zhvillohet gara përgjatë muajve të pranverës.
Kohëzgjatja e koncensionit do të jetë 30 vjet.
Sipas thirrjes së qeverisë, “koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sere standardesh të paracaktuara të performances gjatë koncesionit.
Koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.
Koncensioni do të zbatohet nga Miloti, rreth 60 km në verilindje të portit të Durrësit në detin Adriatik, deri në Morinë, në kufirin me Kosovën.
Kriteri kryesor i përzgjedhjes së fituesit do të jetë oferta më e mirë bazuar në Subvencionimin më të ulët të kërkuar.
Afati kohor përfundimtar për dorëzimin e kërkesës për kualifikim është data 25 Prill 2016.opendata
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











