Ish-kryetari socialist i Përmetit, Jace në hetim nga prokuroria

Shares

Ish-kryetari i bashkisë së Permetit Gilberto Jaçe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, në lidhje me një ndërtim në anë të lumit Vjosë, sipas abc news.

Burime nga prokuroria thonë se Gilberto Jaçe akuzohet se i ka dhënë një leje shfrytëzimi një biznesi anës lumit Vjosë.

Prokuroria mbylli hetimet në fund të dhjetorit dhe e ka çuar dosjen e Jaçes në gjykatë. Por ish kryebashkiaku në një lidhje telefonike për abc news thotë se nuk i është komunikuar asnjë akuzë për shpërdorim detyre.

Jaçe tregon se është marrë në pyetje në janar nga prokuroria, më pas është lënë i lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...