Kryetari i bashkisë së Tiranës, nga zelli për të publikuar çdo “punë” në Tiranë, ka tentuar të përfitojë edhe nga një puset…, por që i është kthyer në boomerang.
Ndërsa Erion Veliaj nxitoi të postojë në “Facebook” disa foto për të treguar kujdesin e bashkisë në përgjithësi por edhe të tijin në veçanti për riparimin e pesetave, sipas modelit “si ishte, si është”, ka bërë një gafë.
Komentuesit që kanë vërejtur fotot, pas krahasimit të tyre kanë nisur ta tallin për njërën prej pusetave. Sipas komentuesve, puseta e riparuar, në këtë foto, nuk është e njëjtë me pusetën e dëmtuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












