Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar dështimin e votimit me konsensus të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nëpërmjet një postimi Berisha thotë se ai ka ndërtuar një projektligj i cili është në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Te dashur miq, me ne fund Edi Rama hoqi masken, doli cullak dhe votoi haptas per bllokimin e reformes ne drejtesi.
Rama, per realizimin e ketij bllokimi sot miratoi ne qeveri ligjin per Byrone Kombetare te Hetimit, te hedhur poshte nga Komisioni i Venecias si nje ligj qe ben Ramen krye-prokuror dhe krye-hetues te vendit, pra qe ben te mundur qe te jete ai qe do te diktoje hetimin dhe akuzen e cilit do ai ne te gjitha fushat.
Me kete akt, duke hedhur poshte rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat nuk lejojne drejtimin nga jashte te saj, pra nga Policia, as dhe varesine prej saj, Rama deshmoi se ka tmerr nga reforma e vertet e drejtesise, e cila e nxjerre jashte kapjes politike, jashte duarve te zeza te tij drejtesine e vendit.
Rama hoqi masken dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias per sistemin e drejtesise ndaj dhe do te bllokoje me çdo kusht reformen e drejtesise, nga e cila ka tmerr sepse ai shef veten ne enderr gjithnje para togave te zeza per sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katesh pa asnje lloj fature”, shkruan Berisha.
Pak orë më parë edhe Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëroi se PD do të votonte vetëm një Byro Hetimi e cila do të ishte konform rekomandimeve të Venecias. “Votojme qe neser draftin e dakordesuar sipas Venecias per Byrone e Hetimit! Por harroje se Opozita punon per sarajet e Surrelit”, shkruante Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












