Modelin e qeverisjes së djathtë e ka përshkruar sot Basha miratimin e paketës fiskale në bashkinë e Pogradecit që drejtohet nga PD. Janë ulur taksat për abnorët dhe biznesin cfarë ka sjellë edhe votimin me konsensus të paketës, një gjë e rrallë kjo në bashkitë e vendit.
“Këshilli Bashkiak i Pogradecit kaloi sot në unanimitet Paketën Fiskale të kryetarit të Bashkisë Eduart Kapri. Vendimi parashikon uljen e taksave kryesisht nga 10 deri në 30 %. Pershendes kryebashkiakun Kapri dhe keshilltaret per vendimin per te ulur taksat dhe per ti dhene frymemarrje biznesit. Ky eshte modeli i demokrateve: taksa te uleta, punesim dhe zhvillim. Sot ne bashkite qe drejtojme, neser ne qeveri ne te gjithe Shqiperine”, deklaron Basha
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












