Pamje nga vendi I ngjarjes
Një 42 vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri sonte në Durrës.
Shtetasi Xhevahir Brashi është gjetur në një kanal afër shtëpisë së tij, pranë mbikalimit të fshatit Fllakë. Të afërmit e tij që e panë të parët trupin e viktimës e transportuan në spitalin e Durrësit ku edhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se viktima kishte në trup dy plumba.
Blutë kanë ngritur grupin hetimor dhe po punojnë për kapjen dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes. Viktima njihej me 2 emra Agim Caka dhe Xhevahir Brashi. Hetimet e para bëjnë të ditur si ai sapo ishte kthyer nga Londra ku po qëndronte kohët e fundit.
Daja i viktimës i tha news 24 se ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga kryeqyteti britanik, ndërkohë që familja jetonte te 4 rrugët në Fllakë.
Njoftimi i policisë:
Më date 10.02.2016, rreth orës 19:30, është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës, shtetasi: • Xh.B.42 vjeç. Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












