Gjykata e Tiranës e dënoi disa ditë më parë me 3 vjet burg autorin Indrit Deliu, 28 vjeç, i akuzuar për vrasje me paramendim të ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor në bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha. Sipas
vendimit të zbardhur të gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, mësohet se ai, u plagos pasi bëri një telefonatë me gruan një ish-vartësi të tij, njëherazi edhe me lidhje gjaku.
Për këtë vepër dhe akuzë, Indrit deliu u dënua me 4.6 vjet burg dhe duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar përfundimisht masa e dënimit është 3 vjet burg.
Vendimi i zbardhur i gjykatës, zbardh motivin e plagosjes si edhe rrethanat e saj.
Pjesë nga vendimi i gjykatës

Sipas organit te akuzës fakti penal i përket datës 13.11.2014 kur i dëmtuari Florenc Hoxha ne orët e mbrëmjes i ka bere nje thirrje telefonike bashkeshortes se te pandehurit shtetases Olta Deliu e cila nuk i eshte pergjigjur, por qe telefonin e saj ia ka dhene bashkëshortit (Indrit Deliu), i cili ky i fundit i ka bere thirrje te njëjtit numer telefoni, per te mësuar se kush i telefononte bashkëshortes se tij. Sipas akteve, te pandehurit Indrit Deliu abonenti i eshte pergjigjur dhe ai ka njohur zerin e shtetasit Florenc Hoxha i cili me pas ja ka mbyllur telefonin. Ne keto rrethana i pandehuri ka bere disa thirrje telefonike por personi qe mbante kete numer telefoni nuk i eshte përgjigjur.
Ne këto rrethana i pandehuri nepermjet te afermve te tij e ka njoftuar te demtuarin Florenc Hoxha te hap telefonin dhe te sqaronte me te shkakun e telefonates qe ai i kishte bere bashkëshortes se tij Olta Deliu.
Ne rrethanat kur i pandehuri nuk ka mundesuar biseden telefonike me te demtuarin, ai se bashku me kunatin e tij Fatjon Gjuzi eshte nisur per t’a gjetur dhe takuar ate.
Keshtu, ne datën e mësipërme rreth orës 21.00 i pandehuri Indrit Deliu pasi eshte vene ne dieni se i demtuari Florenc Hoxha ndodhej ne lokalin e shtetasit Qamil Isufaj ne “Fushe Farke” ai bashke me kunatin e tij Fation Gjuzi ka shkuar ne ate lokal.
Pasi i pandehuri eshte futur nga dera e pasme e kuzhinës se lokalit ai ka marre nje thike qe e ka gjetur aty mbi tavoline dhe prej andej ka kaluar ne lokal.
Sipas organit te akuzës, i pandehuri sapo ka pare shtetasin Florenc Hoxha i cili ka qene ulur ne nje karrike, ai i eshte drejtuar atij duke e goditur me thikën te cilën e kishte marre si ne mënyrën e sipërtreguar, duke i shkaktuar atij plage te tilla siç përcaktohen ne aktin mjeko-ligjor nr. 2242 date 30.12.2014 te cilat do te përshkruhen këtu ne vijim. Nga ana e tij i dëmtuari nëpërmjet nje karrike qe mbante ne dore si edhe nëpërmjet ndihmës se shtetasve Qamil dhe Xhemile Isufaj kane mundur te ndërpresin sulmin e te pandehurit i cili me pas eshte larguar.
Sipas aktit mjeko-ligjor te sipërcituar, rezulton se ne trupin e te dëmtuarit Florenc Hoxha, janë shkaktuar plage prerëse-shpuese ne supin e majte, nje e tille ne parakrahun e majte, si edhe nje tjetër ne anën e majte te barkut te cilat janë shkaktuar me mjet shpues prerës siç mund te jete nje thike; plage këto te cilat hyjnë ne kategorinë e dëmtimeve te renda te cilat kane qene te rrezikshme per jetën ne castin e shkaktimit te tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













