BATUTAT/ Tani për ty mendon partia me shokun Edi në krye!

Shares

Kryeministri Edi Rama, brenda më pak se në jave ka shkuar përsëri ën Berat. Por këtë herë, si qëllim të vizitës, nuk ka pasur daljen në mbrojtje, duke u shfaqur në krah të ministrit të shumë-akuzuar të Shëndetësisë Ilir beqar, por për të qenë “dëshmitar” në disa pranime të reja në PS.
Në këtë “ceremoni”, nuk kanë munguar shprehjet, në kufijtë e “ekstazës” të ministrit Blendi Klosi për “udhëheqësin e partisë shokun Edi”, apo edhe shprehjet e “shokut Edi” të tipit “tani mendon partia për ty.

Batutat

Blendi Klosi: Ne shkojmë ballëlartë në Kongres, kemi arritur shumë me në krye shokun Edi Rama.
Rudina: Jam nënë e 6 fëmijëve, kam kaluar traumë para 1 viti, në momentin që kalova vështirësinë fëmijët u ndanë, braktisën shkollën, edhe shtëpinë, më ka ndihmuar zonja Mirela do i jem mirënjohëse deri në vdekje, jam edhe rasti tjetër, e marr këtë përvojë sepse ma ndjen çdo gjë është arritur falë PS që më është hapur çdo derë në ato që unë kisha dhe i hoqa.
Edi Rama: Kurajë, tani nuk je vetëm ke dhe partinë me vete
Rama-Katerinës: Shiko andej, jo nga mua, nuk jam unë partia lerë se çfarë thotë Blendi Klosi. Të gjitha i the mirë vetëm një gjë nuk the mirë, unë s’jam zoti Edi Rama, më ke kryetar tani, Edit thuaj ose Edi Ramës.
Një tjetër i anëtarësuar: Më mbetën 5 kalamaj rrugëve, mendova tërë natën ca do bëjë me ta, te Mirela i siguruam kalamajtë i sollëm në Tiranë. E kam në zemër, i jam faleminderit që më ndihmoi
Edi Rama: Shpresoj që edhe Partia Socialiste të jetë si Mirela
Ardiani: Falënderoj zotin, shokun Rama, kam një arsye që pranova të bëhesha anëtar i PS
Edi Rama: Kërkove apo pranove se është e rëndësishme kjo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...