Zëri i Amerikës, qeveria e paqartë: Tahiri ndryshe nga Rama për Byronë e Hetimit

Shares

Në një kronikë të transmetuar nga “Zëri i Amerikës” për debatin në parlament rreth Byrosë së Hetimit thuhet se qeveria është e paqartë për projektin.

“Deklarimet e përfaqësuesve të qeverisë kanë qenë të ndryshme lidhur me projektligjin. Një javë më parë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se puna vazhdonte ende, dhe se ishte në fazën përmbyllëse. Ndërsa sot kryeministri Rama në parlament deklaroi se “ne e kemi mbaruar punën tonë”, thuhet ne kronikën e medias amerikane.

Pritja e qeverisë për të marrë miratimin Byrosë së Hetimit është e panevojshme sipas radios amerikane.

“Projekti i hartuar me ndihmën e ekspertëve amerikanë ka parashikuar situatën që lidhet me reformën në Drejtësi, në mënyrë që Byroja e hetimit të nis funksionimin sa më shpejt”, theksohet në artikull.

“Zëri i Amerikës ka mësuar se projektligji parashikon që deri në miratimin e Reformës dhe ngritjen e institucioneve të parashikuara prej saj, Byroja të jetë fillimisht pjesë e strukturave policore dhe pas kalimit të reformës në drejtësi të përfshihet në strukturën e njësisë së posacme anti korrupsion”, theksohet në kronikën mbi Byronë e Hetimit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Parlament: “Dokumenti me të cilin ju keni rënë dakord është në dispozicion të Komisionit të Reformës dhe Komisioni i Reformës le ta diskutojë dhe le ta thotë fjalën e tij. Në momentin që Komisioni i Reformës thotë që ky dokument nuk ka lidhje, apo nuk e cënon, apo nuk është i tepërt, ndaj të votohet përpara votimit të paketës së parë të reformës, pra, të ndryshimeve kushtetuese, as mos u bëni merak, asfare, se do të votohet pa as më të voglin ngurrim”

Për deputetin demokrat Eduard Halimi deklarimi i kryeministrit ishte i pabesueshëm. “Kjo është hipokrizi. Nuk na le ne Komisioni i Reformës që të miratojmë Byronë?! Draftin e dakortësuar nga PD, të iniciuar dhe të shkruar nga partnerët amerikanë e ke që në datën 29 Tetor në tavolinë”, tha zoti Halimi duke ju drejtuar kryeministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...