Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt, sikurse njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndalesa e Sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Sekretari Kerry do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas Shqipërisë, kryediplomati amerikan do të rikthehet në SHBA, ku në Sunnylands, Rancho Mirage, të Kalifornisë do të bashkohet me Presidentin amerikan, Barack Obama, në samitin mes SHBA-ve dhe ASEAN (rajoni Azi-Paqësor), më 15 dhe 16 shkurt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













