“Ditmir Bushatin e caktojnë mbështetës të Blushit”

Shares

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka përgenjështruar një lajm të publikuar në dy portale sipas të cilit ai është shprehur në mbështetje të Blushit lidhur me kërkesën e tij për të garuan përballë Edi Ramës.

“Lajmi i botuar në gazetën “Koha Jonë” dhe më pas tek portali “Lapsi.al”, që i referohet mbështetjes sime për kandidatin Blushi është i pasaktë, i qëllimshëm dhe provokativ. Me gazetën “Koha Jonë” nuk kam pasur asnjë kontakt, ndërsa me gjysmën e Lapsit më lidh një miqësi familjare, por jo politike. E përgënjeshtroj me forcë këtë lajm”,- thuhet në reagimin e ministri Ditmir Bushati.

Por gazeta “Koja Jonë” që ka dhënë e para lajmin këmbëngul se edhe pas përgenjështrimit të tij se Bushati e mbështet Blushin. Ministri i Jashtëm mori në telefon personalisht botuesin e “Koha Jonë” Nikoll Lesi dhe i thotë se “jam me Ben Blushin dhe duhet mbështetur”. Gjithashtu, Ministri Jashtëm foli nga telefoni i Ben Blushit edhe me dy gazetarë të tjerë”, shkruan Koha Jonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...