Berisha: Ja pse Olsi nuk duhet të marrë TVSH me koncesion

Shares

Ish-kryeministri Berisha ka argumentuar sot në Parlament se nuk është e nevojshme që TVSH të jepet me koncesion pasi teknologjia aktuale është e fjalës së fundit.

Argumenti i Berishës:

“Sistemi që ne vendosëm i kasave ishte gjeneratë e tretë, ishte sistemi më i avancuar për kohën deri në vitin 2013, ishte sistemi me server qendror, ishte sistem i sekretuar. Tani thonë po e bëjmë këtë që të vendosim sistemin e tretë të kasave. Po ti sistemin e kasave e kishe dhe në mënyrë absolute ishte. Nuk them se ishte i përsosur se nuk janë sistem që vihen kollaj por u bë me shpejtësi më të madhe dhe më të mirë. Tani përveçse u shpenzuan para 12 milionë euro të kredisë austriake që ne i lamë të gatshme, tani po marrin për këtë sisteme dhe 40 milionë euro nga Banka Botërore.

Më ka thënë një avokat amerikan dikur se “kam njohur disa miliarderë por asnjëri prej tyre nuk ishte se nuk donte të vidhte miliardin tjetër”. Nuk ndalen ata, janë të tërbuar. Ne e bëmë sistemin, natyrisht që do të kishte përsosje, lamë kredinë Austriake, kredi e butë edhe për Shëndetësinë edhe për tatimet.

Rama do të ndërrojë kasat fare, Rama tjeter i thotë bosit se unë jam i fuqishëm, vëllai im është kryeministër. Ai është presidenti i kësaj kompanie dhe sigurisht që ai do të marrë vendim ekzekutiv për të gjobitur edhe njëherë bizneset shqiptare.

Kjo përbën vjedhjen më të paimagjinueshme. Olsi Rama është bërë kryesekseri i Shqipërisë për vëllaçko Ramën, për kryeministrin.

Kur ia fal shpirtin djallit siç ia ke falur ti Edi Ramës (i drejtohet Beqajt) ty të falet çdo gjë. Ata njerëzit e tu më kanë thënë mua se ti u ke rrëfyer se çdo gjë e ndan me Ramën. Pse nuk del emri i vëllait tënd por del emri i Olsit. Pse del me baxhanakun e Ramës,Frankon dhe nuk të del me vëllain tënd, sepse ti ia ke shitur shpirtin djallit. Kjo që ndodh është një gjë e paimagjinueshme.

Edi Rama me vëllan e vet, ka vendosur të depozitojë në llogaritë e tij bankare personale në një afat kohor dhjetë vjeçar më se paku 140 milionë euro me një të rënë të lapsit, por që mund të shkojë edhe tre here më shumë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...