Shqipëria është vendi i fundit në rajon për nga përqindja e zotërimit të një llogarie bankare. Sipas të dhënave të bëra publike nga Banka Botërore, 38 % e të rriturve shqiptarë zotërojnë një llogari bankare, ndërsa shifrat më pozitive në rajon i ka Serbia, me 83 % të tyre.
Të dhënat e BB bëjnë të ditur se në Kosovë 48 % e të rriturve ka një llogari, në Bosnjë dhe Hercegovinë 53 % e tyre, në Malin e Zi 60 % e tyre, Maqedoni rreth 72 % e tyre dhe Serbia, lider ballkanik me shifra më të larta, prej 83 % të të rriturve.
Përfshirja Financiare Globale (Global Findex 2014) një ndër raportet që Banka Botërore ka nisur të përpilojë që në vitin 2011, tregon se si njerëzit në mbarë botën kursejnë, marrin hua, bëjnë pagesa dhe menaxhojnë risqet e tyre financiare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












