Foto Ilustruese
Nxjerrja e 40 avionëve ushtarakë MIG, në shitje nga ministria e Mbrojtjes, zbulojnë edhe një abuzim tjetër edhe më të madh.
Abuzimi ka të bëjë me çmimin e nxjerrjes në shtije të këtyre avionëve, krahasuar me çmimin shitjes tre vjet më parë të 5 avionëve të tillë. Dukshëm ky çmim sot, është rreth dy herë ë i vogël se cii i shitjes së tyre në 2013.

Sipas njoftimeve respektive në buletinet e Agjencisë së Prokurimeve Publike, mësohet se në vitin 2013, një avion MIG 18, shitej për 1.863.574 lekë (pa TVSH).
Ndërsa i njëjti avion, i shpallur për shitje në buletinin më të fundit të Agjencisë së Prokurimeve Publike, për Mimi Kodhelin nuk kushton më shumë se 1.100.000 lekë (pa TVSH).

“Nga konsultimi me ekspertë vlera fillestare e shitjes është shumë herë më e ulët sesa vlera reale e tregut”, shprehej Taulant Balla, më pak se tre vjet më parë për çmimin e shitjes së një avioni MIG 18. Nuk dihet se si mund ti duket sot deputetit socialist, një çmim rreth dy herë më i vogël se ai i tre viteve më parë, i shitjes së një MIG 18, sot nga ministrja e partisë së tij.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Avionët Mig-19, mund ta blesh një në Gjadër
/web/Avionet_Mig_19_mund_ta_blesh_nje_ne_Gjader_13646_1.php
Si edhe …
SKANDAL/ Qeveria shet 40 avionë MIG, në 2013 përbalti shitjen e 5 avionëve të tillë
/web/SKANDAL_Qeveria_shet_40_avione_MIG_ne_2013_perbalti_shitjen_e_5_avioneve_te_tille_13693_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













