Nëse NATO do të konkurronte për pushtet në Shqipëri do të merrte 74 të votave ndërsa BE 72 për qind.
Por nëse në zgjedhje hyn qeveria e Shqipërisë vetëm 34% e qytetarëve shqiptarë do të besonin në të.
Këto janë disa të dhëna të publikuara sot nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim pas një sondazhi lidhur me besimin te qeveria financuar nga zyra e Bashkimit Europian.
Në Shqipëri nivelin më të lartë të besimit e gëzon NATO (74%) dhe BE (72%).
Institucionet fetare zënë vendin e tretë me besimin më të madh.
Rreth 1 në 2 shqiptarë të anketuar (52%) deklarojnë se u besojnë institucioneve fetare.
1 nga 3 qytetarët e anketuar (34%) i besojnë qeverisë.
Qeveria (34%) gëzon besim më të madh se Parlamenti (22%).
Shqiptarët kanë aq besim tek media (39%) sa ç’kanë edhe tek organizatat jo-fitimprurëse (38%).
Sistemi gjyqësor (20%) dhe partitë politike (21%) janë institucionet më pak të besuara. Institucionet që kanë pësuar rënien më të madhe të besimit në vitin 2015 janë: Parlamenti (nga 29% në 22%) dhe sistemi shëndetësor (nga 32% në 27%).
Media është i vetmi institucion që nuk ka pësuar ndryshim në nivelin e besimit. Nga ana tjetër, institucionet fetare kanë treguar rritjen më të lartë në nivelin e besimit (nga 44% në 52%). Që nga viti 2013, gjyqësori dhe institucionet e sistemit arsimor po përballen me një rënie të besimit publik në krahasim me policinë, e cila po përjeton një rritje të qëndrueshme.
Ky sondazh i opinionit synon të evidentojë nivelin e besimit të publikut tek institucionet
qeveritare si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj punës së institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri. U përdor përqasja e kampionit me kuotë, duke zgjedhur një numër të barabartë të intervistuarish nga secila prej 61 bashkive në vend, me një kampion prej 1,600 të intervistuarish.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












