Gjatë intervistës në “5 Pyetjet nga Babaramo”, kryeministri nuk përjashtoi mundësinë për ndryshime në qeveri nëse ndonjë nga ministrat nuk do të zbatojë programin e parashikuar për dikasterin e tij.
“Nuk mund t’ju përgjigjem çfarë do bëj nesër, deri në zgjedhjet e ardhshme, s’mund t’ju përgjigjem…Gjithsecili ka detyra, ka afate dhe ka një program për të zbatuar, deri tani më duket se gjithsecili ka ecur sipas afateve të programit, nëse dikush do lodhet sigurisht nuk do e lodhim më tutje, e ulim në stolin e rezervave”, u shpreh shefi i mazhorancës.
Pyetjes së a është i kënaqur me punën e ministrave, Rama ju përgjigj: Nuk jam i kënaqur asnjëherë nga vetja, jo më nga të tjerët. Kërkoj gjithmonë më shumë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












