Policia zbulon shkakun e shpërthimit të tmerrshëm në Pogradec, cfare ndodhi me djalin e pronarit

Shares

Policia ka zhvilluar hetimet e para lidhur me shpërthimin e bomboles në Beragozhd të Pogradecit ku mbetën të plagosur rreth 30 persona, 6 prej tyre në gjendje të rëndë.

Ata kën kryer kqyrjen evendit të ngjarjes duke arritur në një konkluzion paraprak se bombula ka qënë e plasaritur

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.02.2016, jemi njoftuar se në fshatin Dardhas, në Pogradec, në lokalin e shtetasit Dashamir Muçka, 46 vjeç, banues në fshatin Beragozhd, ka ndodhur një shpërthim, si pasojë e një bombule gazi dhe ka lëndime në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje, kanë mbërritur njëkohësisht shërbimet e Policisë, të Ambulancës nga Spitali i Pogradecit , si edhe ato të Zjarrfikëses.

Nga veprimet e para, të kryera në vendngjarje, rezulton se të dëmtuar në total, janë 24 persona . Nga të cilët :

• 14 shtetas , janë dërguar me ambulancë, në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku do të marrin atje mjekim të specializuar .

• 7 shtetas ndodhen në Spitalin e Pogradecit dhe

• 3 shtetas , po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se, në lokal përdoreshin dy bombula gazi. Njëra ka qënë në gjendje pune, e mbushur. Ndërsa tjetra, ka qënë e plasaritur (dëmtuar) dhe për pasojë ka shkaktuar rrjedhje gazi. Njëkohësisht në ambjentet e lokalit , ka pasur një sobë zjarri, me dru.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur, si rezultat i rrjedhjes së gazit, prej bombulës të plasaritur.

Janë ngritur grupe pune, edhe nga Inspektoriati Shtetëror Teknik, për të bërë verifikimet përkatëse për kushtet teknike, në këtë ambjent.

Shtetasi Dashamir Muçka (pronari) nuk ndodhej në lokal, kur ka ndodhur ngjarja.

Mësohet se njëri nga djemtë e tij, shtetasi L.M, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pogradecit, ku po merr mjekim.

Ndërsa në Komisariatin e Policisë të Pogradecit, po merren në pyetje, në lidhje me rrethanat, se si ka ndodhur ngjarja, pronari së bashku me familjarët e tij.

Grupi hetimor po punon, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do ju dërgojmë informacion të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...