Sekretarja e Shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ulrika Modéer, do të vizitojë Shqipërinë më 2- 3 shkurt 2016.
Ajo do të ketë takime me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi. Modéer do të takohet dhe me organizata të shoqërisë civile si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Vizita e Sekretares së Shtetit do t’i shërbejë forcimit të metejshëm të marrëdhënieve mes Suedisë dhe Shqipërisë si dhe do të krijojë mundësinë për të biseduar rreth zhvillimeve në të dy vendet duke përfshirë procesin e reformave në Shqipëri dhe agjendën e integrimit europian.
Bashkëpunimi për Zhvillim me Shqipërinë që aktualisht është 8 milionë euro në vit dhe mbështetja e Suedisë për reformat në Shqipëri do të jenë gjithashtu në fokusin e diskutimeve.
Të mërkurën, më 3 shkurt, Sekretarja e Shtetit, Modéer do të mbajë një fjalë përshëndetëse në lançimin e Aleancës së Grave Këshilltare të Bashkisë Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












