Janë 30, rritet numri i të plagosurve në Pogradec

Shares

Ka shkuar në 30 numri i të plagosurve nga bombola që shpërtheu në Beragozhd të Pogradecit pak orë më parë.

Disa prej tyre janë plagosur rëndë. 22 prej tyre jane nisur drejt Tiranës, 4 prej te cileve jane rende, ndërsa një pjesë tjetër drejt spitalit të Korcës.

Besohet se në lokal kanë qenë të paktën 40 persona.

Policia dhe ambulanca kanë ndihmuar transportin e plagosurve ndërkohë që fshati ndodhte rreth 30 km larg nga qyteti i Pogradecit.

Incidentet e rënda nga shpërthimi i bomolave të gazit janë kronike në Shqipëri.

Pak muaj më parë një shpërthim bombole në një zonë me qarkullim të madh në Don Bosko plagosi dhjetra qytetarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...