Aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha ka zgjedhur sot të protestojë kundër çmimit të naftës dhe rritjes së cmimit të biletës për urbanët në Tiranë.
Me një karrocë me kushineta dhe kompensato, “jaguari” i tij ka shëtitur rrugëve të Tiranës duke u ndjekur nga qindra kalimtarë të rastit.
“60% e kostos se transportit publik eshte karburant!
100 lek/liter shteti merr taksa dhe akcize, me parate e taksave qeveri blen “Jaguar” ndersa “mortja” rrit çmimin e biletave te urbanit me 33%.
Çmimi i biltave u rrit nga bashkepunimi Qeveri-Bashki, qytetaret paguajne rret 5-6 milion euro/vit me teper nga rritja e cmimit…
A eshte ky “Drejtimi i Duhur”, mortje!?”, shkruan Disha në rrjetin social Facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/















