Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror Florian Bushi, është personi që i ka dërguar fotot me përgjimet parandaluese të arrestuarit Ilir Memushaj. Në këtë konkluzion kanë arritur ekspert e policisë shkencore, pas kqyrjes dhe ekzaminimit të kompjuterit të punës dhe aparateve cellular që kishte në përdorim Bushi, sipas abcneës.
Sipas raportit të akt-ekspertimit, pavarësisht riformatimit të kompjuterit të zyrës, ekspertët kanë gjetur gjurmët e përpilimit të procesverbalit të përgjimeve parandaluese në kompjuterin që kishte në përdorim Bushi.
Krahas gjetjes së gjurmëve në kompjuter, ekspertët thonë se nga kqyrja dhe ekzaminimi i telefonit të Ilir Memushaj është provuar fakti se fotot janë dërguar nga numri që kishte në përdorim oficeri Florian Bushi. Ndërkohë mësohet se janë pyetur edhe dy kolegët e Bushit dhe eprori i tij në SHISH, të cilët kanë mohuar në mënyrë kategorike se kishin informacion për një përgjim të tillë.
Burimet thonë se Bushi pavarësisht se ka zbardhur përgjimin dhe e kishte për detyrë të njoftonte eprorin e tij, nuk e ka bërë një veprim të tillë. Edhe gjatë kqyrjes së celularëve, kompjuterve të zyrës dhe USB-ve të kolegëve të Bushit nuk janë gjetur gjurmë të këtij përgjimi që i është dërguar Ilir Memushajt.
Ky i fundit tashmë ndodhet i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e mbremjes së 8 janarit të shtetasit Denis Kasa dhe plagosjen e dy shokëve të tij. Kjo vrasje, dyshohet se ka ndodhur për konfliktet e që viktima dhe bashkpunëtorët e Memushajt kanë për zonat e influencës së trafikut të drogës dhe rrjetet e tyre kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












