Arrin në 11 numri i të akuzuarve në cështjen “Ksera”

Shares

Prokuroria e ka çuar në 11 numrin e të akuzuarve për vjedhjen e 30 milionë lekëve nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në kohën kur në krye të dikasterit ishte ministër Spiro Ksera, sot i arrestuar dhe ai akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se nga vijimi i hetimeve janë vënë nën akuzë edhe tre ish-zyrtarë të kësaj ministrie, të cilët kanë lejuar kalimin e fondeve pa marrë më parë dokumentacionin që vërtetonte zhvillimin e aktiviteteve të parashikuara.

Sipas burimeve, ish-zyrtarët e vënë nën akuzë kanë qenë pjesë e sektorit të Financës në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe për shkak të detyrës që kishin kanë lejuar kalimin e fondit pa administruar më parë dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

Për momentin, emrat e tre ish-zyrtarëve që janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, nuk bëhen të ditur nga organi i akuzës, pasi janë në procesin e njoftimit të tyre.

Më herët, në lidhje me këtë çështje, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin Spiro Ksera për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. E njëjta masë u caktua edhe për ish-vartësin e Kseres, Artevis Mene, ndërsa dy gra të marra të pandehura u lanë me detyrim paraqitjeje.

Tre ish-zyrtarë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa një i katërt ndodhet në burg duke vuajtur dënimin për një tjetër vepër penale. tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...