Tiranë, babai ther dy vajzat me thikë, njëra vdes në spital

Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një person ka sulmuar e plagosur me thikë y vajzat e tij njëra prej të cilave ka vdekur në spital.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”. Kujtim Ibraj, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) dy vajzat e tij, Esmeralda Ibraj 22 vjeçe , dhe Elidona Ibraj, 17 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në spital.
Nga ana e policisë menjëherë pas njoftimit, është ndaluar autori i kësaj ngjarje  (babai i vajzave) si edhe është sekuestruar arma e krimit, thikë.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...