FOTO LAJM/ Fatlumi/ja që i bëri xheloz të gjithë me një abone studenti

Shares

Një abone studenti deri sot ishte shndërruar në “luks”. Numri i limituar në treg dhe denoncimi për shitjen e tyre “nën dorë”, sigurisht më shtrenjtë, ka bërë që një student/e ta ndajë me miqtë në “Facebook”, kënaqësinë e sigurimit të një “dokumenti” të tillë.
Por një gjë e tillë është pasuar edhe me shprehje xhelozie e ironie.
“Abone studenti…?!’, nuk e fsheh habinë e saj Romina Lika.
“Sa ditë ndenje në radhë që e more këtë abone ti…?”, pyet duke “i qarë hallin” Miri Shkëmbi.
“Po shyqyr që jemi student se dhe këto me numër të limituar ishin”, komenton Taulant Goga.
“Oreee pse nuk i japin të gjithë studentëve kështu…?”, lëshon një pyetje me pasthirrmë, një tjetër person me emrin në “Facebook”, Madrdi Madrid.
Problemi për abonentë, edhe të studentëve, është bërë i ndjeshëm pasi nga nesër fillon aplikimi i çmimeve të reja të biletave të shërbimit urban na bashkinë e Tiranës. Ndërsa çmimi i biletave rriten në masën 25 për qind, rritje pësojnë edhe abonetë në masën 33 për qind.
“Më të privilegjuarit” janë studentët, çmimi për abonetë e të cilëve nuk rritet, mbetet i njëjtë 600 lekë, por shtohen problemet për ta siguruar një të tillë…

abn
Për më shumë  mund të lexoni edhe …

ÇMIMI/ Nga nesër biletat e abonentë 25 – 33 % më shtrenjtë, abonentë e studentëve shiten në tregun e zi
/web/CMIMI_Nga_neser_biletat_e_abonente_25_33_me_shtrenjte_abonente_e_studenteve_shiten_ne_tregun_e_zi_13517_1.php

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...