ROLAND BEJKO/ Dokumentet, studentët e Gjirokastrës të parët që në shkurt të ’91 kërkuan “shtëpinë muze” të Ismail Kadaresë

Shares

Peticioni i studentëve, pika 14 e të cilit kërkon “shtëpinë muze” të Ismail Kadaresë

“Të dashur miq,
Duke i uruar në 80 vjetorin e lindjes shkrimtarit Ismail Kadare jetë të gjatë e plot shëndet, dua të ndaj me ju një dokument origjinal që është peticioni i grevës së shkurtit 1991 i studentëve të Gjirokastrës ku kërkohej që shtëpia e shkrimtarit të bëhej shtëpi muze.

roland bejko - ismail kadareRoland Bejko – Ismail Kadare

Natyrisht kjo kërkesë, në dukje naive e bërë në atë kohë, nuk kish për qëllim të parë zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës siç sot, por ishim të bindur se herët a vonë vepra letrare e shkrimtarit, e mbi të gjitha kontributi i tij në vitet e fundit për rrëzimin e diktaturës komuniste që kulmoi me egzilin politik në Francë, herët a vonë do meritonin vlerësim maksimal nga shqiptarët.
Regjimi i atëhershëm e urrente Kadarenë dhe kjo kërkesë drejtuesve të tij ju dukej e kotë.
Në 1992 së bashku me poetin Gentian Çoçoli, Ilir Gjinin, e Juxhin Shazivari, ish studentë, këtë kërkesë ja çuam kryebashkiakut Bashkim Fino në emër të FRPD Gjirokastër.
Nuk më kujtohet të jetë bërë ndonjë gjë konkrete.

roland bejko - sadik bejkoSadik Bejko – Roland Bejko

Të njëjtën kërkesë ka bërë më vonë edhe shoqata e intelektualëve ‘Miqtë e Kadaresë’ që drejtohej nga shkrimtari Sadik Bejko.
Zgjedhja e z. Ylli Asllani në krye të Bashkisë Gjirokastër bëri të mundur që kjo nismë të kthehej në një projekt të mirë-strukturuar. Pas djegies së shtëpisë po me këmbënguljen e tij dhe pëlqimin e shkrimtarit qeveria Berisha akordoi në 2005 rreth 360 mijë $ për restaurim dhe shpenzime të tjera.

dokikPeticioni i studentëve, pika 14 e të cilit kërkon “shtëpinë muze” të Ismail Kadaresë

Natyrisht, ka pasur edhe personalitete e institucione të tjera që janë angazhuar në këtë projekt.
U desh të kalonin plot 25 vite që dëshira e studentëve të bëhej realitet sipas thënies ‘më mirë vonë se kurrë’!

dokik1Peticioni i studentëve, pika 14 e të cilit kërkon “shtëpinë muze” të Ismail Kadaresë

Ashtu si vet vepra e shkrimtarit edhe shtëpia e tij do shërbejë si një vitrinë e mirë e prezantimit botërisht të vlerave më të mira kulturore të Gjirokastrës dhe Shqipërisë tek vizitorët e shumtë.
Urime!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...