Mirditë, lidh dhe dhunon vjehrrën e vëllait, tentoi ti rrëmbejë vajzën

Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë ,  kanë bërë ndalimin e Kujtim (Agron) Prenga, 41 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë.
Ndalimi i tij u bë sepse ky person, i maskuar në bashkëpunim me dy persona të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre, kanë shkuar në banesën e shtetases V. D., 50 vjeçe, banuese në Rrënja e Velës – Rubik, Mirditë e cila është e sëmurë epileptike. Duke e kërcënuar, goditur në kokë me sende të forta, e kanë lidhur dhe i kanë kërkuar asaj që të dorëzonte vajzën e saj shtetasen E. D. 18 vjeçe, e cila ka qenë e fejuara e vëllait të të ndaluarit, dhe në ato momente nuk ndodhej prezentë, me qëllim për ta lëvizur për në Kosovë.
Sipas policisë, kjo vepër penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, është e parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.
Të njëjta burime të policisë vendore saktësuan se gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për
T. L., 42 vjeç,banues në Ungrej, Lezhë, sepse në lidhje me këtë ngjarje ka dhenë deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore, vepër penale “Deklarim I rremë para oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.
Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...