Koço Kokëdhima: Socialistët e racës shkojnë ballëlartë në kongresin e marsit

Shares

Fjalim me shumë patos ka qenë ai i sotmi i Koço Kokëdhimës, nga Vlora. Në një takim, ku merrte pjesë edhe kreu i PS-së Edi Rama, me drejtuesi lokalë të rajonit Vlorë – Gjirokastër, të kësaj partie, Kokëdhima nuk përmbajti dot veten, ku artikuloi fraza të ngjashme me ato se socialistët shkojnë ballëlartë në kongresin e marsit”.
Në ligjëratë të drejtë, Kokëdhima plot entuziazëm se “PS e rajonit Vlorë – Gjirokastër, shkon në kongresin e marsit tre herë më e madhe, me 22 mijë deri në 25 mijë anëtarë”.
Duke ju referuar dhe vlerësuar trashëgiminë e besnikërisë ndaj PS-së, Koço Kokëdhima i etiketoi socialistët e rajonit Vlorë – Gjirokastër, si “socialistë race”.
Më mbresëlënës” ishte fundi i fjalimit të Kokëdhimës, i cili, si dikur, në aktivitetet e PPSH-së, nuk harrojë të urojë me nga një “rroftë”, anëtarët, partinë, pa dyshim edhe Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...