Një automjet Volkswagen, tip “Golf 4” është qëlluar me armë zjarri gjatë natës në superstradën Lezhë-Milot. Automjeti me targa të huaja BG 925 CC, u qëllua me armë në afërsi të kryqëzimit të Shën Kollit, aty ku edhe është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nuk është ende e qartë nëse ne momentin kur ajo është qëlluar kishte apo jo njerëz brenda saj, por ajo është gjetur bosh.

Ndërkohe, policia ka ngritur disa postblloqe dhe po ushtron kontrolle të shumta të automjeteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












