Edhe një oficer policie i përfshirë në vrasjet e Durrësit.
Gjykata e Durrësit ka lëshuar mase sigurie arrest ne burg per Ervin Dalipaj, ish oficer policie pasi dyshohet si bashkeautor ne rembimin e vrasjen e Gaz Collakut.
Prej sot shkon në 2 numri i personave të identifikuar si të përfshirë në ekzekutimin e Gazmend Collakut, nga 4 persona që morën pjesë në masakrimin dhe më pas vrasjen e tij.
Sot u arrestua Denis Shtraza, personi i arrestuar si i dyshuar si një nga autorët e pengmarrjes dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.
Sipas burimeve të policisë, ai është një prej anëtarëve të një grupi kriminal njohur për trafikim lëndësh narkotike.
Si person me precedentë penalë, Denis Shtraza është protagonist i një ngjarje kriminale, të ndodhur rreth tre vjet më parë në Durrës, ku ai mbeti i plagosur.
Në këtë ngjarje Shtraza mbeti i plagosur, pasi mori disa plumba në pjesën e barkut dhe pas ndihmës në spital arriti të kapërcejë gjendjen e rëndë. Ende deri sot tani nuk ka dalë asnjë dëshmitar për grupin hetimor që të çojë në identifikimin e autorit, apo autorëve të atentatit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












