“Edi Rama tentoi të marrë sot merita të paqena nga një përurim në Babicë të Vlorës, ku nuk gjeti asnjë moment për të treguar të vërtetën, se ky ishte një investim i nisur në fillim të vitit 2013 nga qeveria e mëparshme”.
Denoncimi është bërë nga PD, nëpërmjet një deklarate ëpr shtyp.
Sipas PD-së, “Marrëveshja për projektin e Unazës Energjetike të Jugut u nënshkrua në Janar të vitit 2013 në prani të qeverisë së asaj kohe dhe ambasadores gjermane, pasi donator është KFV, në vlerën e 35 milion eurove. Punimet në terren nisën konkretisht në qershor të vitit 2013 në Zemblak të Korçës, si pjesë e kësaj unaze”.
Duke e etiketuar Ramën si kreun e korit të hajdutëve, PD i kërkon të tregohet të paktën i ndershëm me meritat e këtij projekti.
“Ne nuk presim që Edi Rama kreu i korit të hajdutëve, që po vjedh çdo pasuri të vendit, të tregohet i ndershëm me meritat e këtij projekti. Por shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën e këtij investimi të rëndësishëm për qytetarët e Jugut, një projekt që Edi Rama e gjeti gati”, përfundon deklarata e PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












