DETAJET/ Vrasësi i Gaz Çollakut mik i Emiljano Shullazi, u plagos tre vjet më parë në Durrës

Shares

Denis Shtraza, autori i dyshuar i vrasjes së Gazment Çollaku

Denis Shtraza, personi i arrestuar si i dyshuar si një nga autorët e pengmarrjes dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, njihet si një nga miqtë e Emiloajno Shulalzit.
Sipas burimeve të policisë, ai është një prej anëtarëve të një grupi kriminal njohur për trafikim lëndësh narkotike.
Si person me precedentë penalë, Denis Shtraza është protagonist i një ngjarje kriminale, të ndodhur rreth tre vjet më parë në Durrës, ku ai mbeti i plagosur. Në këtë ngjarje Shtraza mbeti i plagosur, pasi mori disa plumba në pjesën e barkut dhe pas ndihmës në spital arriti të kapërcejë gjendjen e rëndë. Ende deri sot tani nuk ka dalë asnjë dëshmitar për grupin hetimor që të çojë në identifikimin e autorit, apo autorëve të atentatit.

Plagosja e Denis Shtrazës tre vjet më parë

Ngjarja ndodhi në fillim të shkurtit të vitit 2013, në lagjen nr. 1 të Durrësit, pranë ish-fabrikës së cigareve. Sipas policisë së Durrësit, Denis Shtraza, atëherë 29-vjeç u qëllua me armë zjarri përpara një lokali bastesh sportive.
Atëherë policia ngriti dyshimet për një larje hesapesh, por edhe ndonjë konflikt të mundshëm, në të cilin është përfshirë Shtraza, i cili ishte ekstraduar disa vjet më parë nga Gjermania, si person i kërkuar nga drejtësia shqiptare që në vitin 2008.
Sipas të dhënave, Shtraza që atëherë njihej si person me precedentë penalë, pasi në vitin 2008, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit kishte regjistruar dy procedime penale ndaj tij dhe Gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “vrasjes me dashje e mbetur në tentative” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar erdhi pas dyshimeve të akuzës se ai ishte autor për plagosjen me armë zjarri në bashkëpunim të shtetasit Llazar Zoto më 15 maj 2008 në qytetin e Durrësit. Në verën e po atij viti, më 20 gusht në disko “Kolombo” në plazhin e Durrësit, Shtraza u akuzua se ka plagosur shtetasin Hektor Kollçaku. Pas këtyre ngjarjeve, ai kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë deri në prill të vitit 2009 kur u kap dhe ekstradua nga Interpoli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...