Ritmi i regjistrimit të bizneseve të reja ka rënë në muajin janar, kjo referuar të dhënave që ofron Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Sipas të dhënave numri i bizneseve të reja arriti në 2.302 në janar të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër ishte në 2.439.
Arsyet e kësaj rënieje mund të jenë disa e që në një pjesë mund të varen nga regjistrimet e larta që u bënë që pas fillimit të aksionit të qeverisë kundër informalitetit dhe tashmë ritmi ka rënë. E në fakt për gjithë vitin 2015 numri i bizneseve të reja të regjistruara në QKR arriti në rreth 39.000 shifër kjo rekord referuar vitit paraardhës.

Ky do të jetë edhe një vit ndryshimi për këtë institucion i cili pritet të bashkohet me QKL-në për të krijuar atë strukturë që do të njihet me emrin Qendra Kombëtare e Biznesit dhe që do të shërbejë si një ndalesë për një sërë shërbimesh, ku pjesa më e madhe do të mund të merren on-line, si mënyrë për të lehtësuar sipërmarrjen private nga burokracitë.
(“Monitor”)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












