Tiranë/Tentoi të korruptonte policin, bie në pranga

Shares

Policia ka vënë në pranga sot një person pasi tentoi të korruptojë policin rrugor për t’i shpëtuar heqjes së patentës.
Kristjan Sulo, 34 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjës u arrestua pasi sot në orët e para të mëngjesit, ora 05.10 tek rreth rrotullimin Sauk i Vjetër dhe pranë Arena Club është konstatuar nga punonjësit policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë duke drejtuar mjetin me targë AA 597 KG i tipit Ëolksvagen Golf 5 në gjëndje të dehur.

Pas matjes së bërë me aparatin tip DRAGER ai rezultoi se kishte konsumuar alkol në masën 0.44 mg për litër e cila sipas Kodit Rrugor ka si masë ndëshkuese administrative gjobë dhe tërheqjen e lejes së drejtimit të automjetit për në Organin Administrativ Shtetëror.

Gjatë komunikimit që ky shtetas ka bërë me punonjësin e policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë i ka dhënë një kartmonedhe 2000 (dymije) lekëshe në këmbim të mos bllokimit nga ana e tij e lejes së drejtimit të automjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...