Gjithçka shqiptare, nga grosha e famshme, buka e përgatitur vetë e deri te byreku me spinaq. Këto janë edhe pjatat e preferuara në restorantin “Pravue” në Queens në SHBA, në pronësi të një shqiptari, Sead Duraku, që nga banorët njihet me emrin Sal.
Duraku e inauguroi restorantin e tij korrikun e vitit të shkuar në Queens, një nga qytetet me popullsi më të madhe shqiptare në Amerikë.

“Në derën e restorantit, Seadi ka vendosur një shqiponjë të zezë dy krenare, me krahët shtrirë në një fushë të kuqe. Një skemë që lidhet me luftën e fisnikëve shqiptarë në Mesjetë, që luftonin për liri nga perandoria otomane”, theksohet në artikull.



Pjata më e preferuar nga shqiptarët në Queens është tasqebapi, me lëng dhe mish, piper të kuq dhe kajmak.

Nuk mungojnë ëmbëlsirat shqiptare, mes tyre tollumbat. “The New York Times” rekomandon lexuesit, që të provojnë së paku një herë groshën e famshme shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











