PATOS/Policia shpëton nënën nga i biri, po e godiste me thikë

Shares

Policia e Fierit ka parandaluar një krim në familje sot në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimit të policisë ka patur një telefonatë lidhur me rastin në 05:20 se në lagjen Naftetari, Patos,ka një konflikt në një banesë.

Menjëherë u organizua puna dhe u ndërhy në këtë banesë , ku u kap në flagrancë shtetasi Xhuljano Berberi, rreth 25 vjeç, i cili ishte duke goditur me sende te forta dhe me një mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen H.B, rreth 60 vjeçe e cila ndodhet në spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

U bë arresti në flagrancë i shtetasit Xhuljano Berberi për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...