Operacioni “ESKORT” i policisë së Tiraës ka cuar në pranga 13 persona mes të cilëve edhe një numër vajzash që shfrytëzoheshin në tregun e prostitucionit dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” , 16 doza “Heroinë”, 10 telefona celulare dhe 3 automjete.
Operacioni ” ESKORT” u finalizua mbrëmë ku u godit një grup kriminal që organizonte shërbimin eskort dhe prostitucionin në qytetet Tiranë dhe Elbasan .
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
1-Silvana Nexhipi,
2-Ambra Isaku,
3-Xheje Dunga,
4-Franko Dervishi,
5-Eglantin Kapo,
6-Selcuk Kayashtetas turk,
7-Mehmet Ozgunoglu shtetas turk,
8-E.Y dhe 9-E.B.
Shtetasit e mësipërm u kapën pas një procedimi penal të nisur me herët nga ana e policisë së Tiranës.
Gjithashtu u arrestuan shtetasit:
1- Ervin Tanku ,
2-Hasan Kurmeta,
3-Jonid Jace
5-Kevis Abazaj si dhe u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” , 16 doza heroine 10 telefona celulare 3 automjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












