LSI ka avancuar sot në kritikat drejtuar qeverisë Rama. Në emër ët kësaj force, aleate e mazhorancës qeverisëse, Luan Rama i ka kujton qeverisë se kur FMN nuk lexohet me seriozitet kemi të bëjmë me krizë, ndërsa i ka kërkuar të jetë më e përgjegjshme dhe më e ndjeshme për shërbimin ndaj shqiptarëve.
Nëpërmjet një deklaratë, sekretari i përgjithshëm Luan Rama ka reaguar për raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin tonë, në të cilin numëroheshin një sërë problemesh me transparencën dhe atë që e quajti minimi i buxhetit.
Sipas tij, qeveria duhet të reagonte zyrtarisht për raportin e FMN-në, duke çmuar si shumë të rëndësishëm transparencën fiskale që duhet të bëjë qeveria.
Duke theksuar se 10 nga 36 rekomandimet e FMN-së nuk zbatohen, në emër të LSI-së, ai i tërhoqi disa herë vëmendjen qeverisë të reflektojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri.
“Qeveria duhet ta lexojë në mënyrë të drejtpërdrejtë atë si është shkruar raporti, madje duhet lexuar me seriozitet dhe më me konsistencë ndofta edhe sesa rekomandimet e Komisionet të Venecias. Mirëqeverisja, qeverisja e mirë impaktin e parë duhet ta krijojë te cilësia e jetës, te të ardhurat e familjes, ofrimi i shërbimit që e bën jetën të denjë dhe e përafron atë me standardet e vendet të BE ku duam të jemi. E ftoj qeverinë të jetë më e ndjeshme, më e përgjegjshme kur është fjala për standardin e qeverisjes, mirëqeverisjen dhe shërbimin ndaj shqiptarëve”, deklaroi midis ët tjerave Luan Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












