Prokurori i Përgjithshëm ka hedhur poshtë pretendimet e disa medieve ndërkombëtare, se bimët narkotike të kultivuara në Lazarat, të kenë lidhje me terrorizmin. Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se lajmet që implikojnë banorët e fshatit Lazarat se janë të lidhur me grupe ekstremiste të ISIS, dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit para partnerëve ndërkombëtar.
I pranishëm në analizën vjetore të Prokurorisë së Gjirokastrës, Llalla pohoi se ka të dhëna dhe është vërtetuar fakti se banorët e Lazaratit kanë kultivuar lëndë narkotike në zonën ku banojnë, por sipas tij asnjëherë nuk janë kryer vepra të tjera penale lidhur me terrorizmin.
“Është vërtetuar se banoret e Lazaratit kanë kultivuar lende narkotike në zonën ku banojnë, por asnjëherë nuk janë kryer vepra të tjera penale lidhur me terrorizmin. Këto janë lajme mediatike që kanë dëmtuar rënde imazhin e shtetit shqiptar para partnerëve ndërkombëtare”, tha Llalla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












