Burime të drejtorisë vendore të Policisë së Kukësit kanë bërë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë një person si dhe kanë proceduar penalisht një person tjetër.
Të njëta burime saktësojnë se, nga ana e specialistëve të Seksionit Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë e Policisë Kukës, më datë 19. 01. 2016, u arrestua në flagrancë Albert Shahu, 35 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa KU 3548 A, me drejtues shtetasin S. Gj., kishte të ngarkuar 515 kuti me nga 20 copë shishe 0.5 litërshe me maja djathi në pronësi të shtetasit Albert Shahu. Të njëjta burime bëjnë të ditur se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për B. Xh., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi ky person po shoqëronte mallin në këtë mjet, me fatura tatimore të cilat nuk përputheshin me sasinë dhe datën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 178 e 180 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












