Konferenca e donatorëve, BB lavdëron projektet e ish-kryebashkiakut Lulzim Basha

Shares

Banka Botërore (BB), lavdëroi sot projektet e ish-kryebashkiakut Lulzim Basha. Lavdërimet u adresuan në konferencën e Donatorëve.
Lidhure më këtë fakt, ka reaguar edhe ish-nënkryetari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo.
“Në konferencën e Donatorëve që organizon Veliaj, përfaqesuesi i Bankës Botërore lavdëron projektet e Lulzim Bashës…, Rrugën e Kombit dhe Qendrën e Kontrollit të Trafikut të Tiranës, të dyja vepra të Lulzim Bashës.
Po kështu Terminali Multimodal, bulevardi e ri e deri tek 100 projekte të gatshme për rrugë shkolla kopshte çerdhe dhe rikualifikime urbane, të cilat janë lënë gati nga Lulzim Basha.
Veliaj s’ka asnjë vizion dhe asnjë projekt. Për interesa klienteliste zhbëri dhe planin urban të qytetit. E vetmja punë e tij është rritja e çmimit të biletave dhe pazari me pronat publike siç është parku Rinia”, shprehet bordo, përmes një deklarate për shtyp.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...